Një ‘finale’ në Kategorinë e Parë, njoftim i rëndësishëm për supersfidën Elbasani – Vora
Shkruar nga NEWSPORT
Java e dytë e Kategorisë së Parë rezervon një ndeshje mjaft të bukur. Më 14 shtator, menjëherë pas ndeshje ndërkombëtare, Elbasani dhe Vora do të përballen në Elbasan Arena. Një përballje e gjitha për t’u parë e shijuar e cila pavarësisht se luhet vetëm për 3 pikë, është si një finale e parakohshme.
Të dy këto ekipe u përplasën në finalen e Kategorisë së Dytë për të shpallur kampionin e dy grupeve ku në fund u shpall Vora fituese. Verdhekuqtë presin të hakmerren në shtëpinë e tyre, duke kërkuar edhe 3 pikët e para për këtë sezon.
Tek tifozët ka një interes të lartë dhe klubi i Elbasanit ka publikuar çmimet e biletave. 100 lekë më e lira prapa portës, 200 lekë ‘karshia ndërsa tribunat kryesore 500 dhe 1000 lekë. Biletat janë në shitje në biletarinë e stadiumit Elbasan Arena.