Momente pas "El Clasico"
Real Madrid ia doli që të fitonte përballë Barcelonës ditën e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të LaLiga. “El Clasico” që u zhvillua në “Bernabeu”, përfundoi 2-1.
Megjithatë, vëmendjen e mori përplasja mes lojtarëve në përfundim të sfidës. Gjithçka nisi mes Dani Carvajal dhe Lamine Yamal, të cilët debatuan në distancë edhe me gjeste.
Dani Carvajal & Lamine Yamal
Ndërkohë që ditën e sotme, talenti i Barcelonës ka marrë një vendim të papritur kundrejt shokut të ekipit në kombëtaren e Spanjës. Yamal i ka hequr “folloë” na Instagram mbrojtësit madrilen.
Një vendim drastik nga sulmuesi, i cili duket se ka prishur të gjithë marrëdhënien me mbrojtësin spanjoll.
Poll
