
Humbja ndaj Tiranës nuk ka lënë një shije të mirë te Teuta. Durrsakët do të zbresin sot në fushë për t'u përballur ndaj Luftëtarit dhe fitorja është detyrim. Një ndeshje e thjesht në letër për skuadrën e drejtuar nga Edi Martini, por që në Durrës nuk duan të nënvlersojnë kundërshtarin.
Për këtë takim Teuta do të ketë dy mungesa të rëndësishme si Arbër Çyrbja dhe kapiteni Renato Arapi. I pari është pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë në sfidën përballë Tiranës, ndërsa i dyti nuk është rikuperuar ende nga dëmimi. Një tjetër dilem për trajnerin Edi Martini është aktivizimi nga minuta e parë e Sherif Kallakut. Mesfushori ka pasur probleme fizike dhe për aktivizimin e tij do të vendoset vetëm pak para startit të ndeshjes.