
Robert Lewandowski është lideri i Barcelonës në këtë sezon. Sulmuesi polak është gjithashtu edhe golashëneusi më i mirë i La Liga. Ish-lojtari i Bayern Munich është 34-vjeç dhe mosha e tij nuk premton shumë për të ardhem e sulmit katalanas, ku drejtuesit janë hedhur në “aksion” për t’i gjetur zëvendësuesin.
Sipas “Mundo Derportivo” drejtuesit kanë “pikasur” në Brazil sulmuesin e duhur për të zëvendësuar polakun. Vitor Raque është kthyer në prioritetin e Barçës. 17-vjeçari luan me Atheletico Paranaenses.
Sipas sipas të njëjtit burim, bëhet e ditur se një prej përfaqësuesve të lojtarit do të udhëtojë së shpejti drejt Barcelonës për të nisur bisedimet me katalanasit. sulmuesi i talentuar shënoi shtatë gola dhe dha tre asistime në 36 ndeshje për ekipin e parë të Athletico Paranaenses.