Për sfidën e nesërme mes Barcelonës dhe Atletico Madrid tekniku i katalansve Xavi ka zgjedhur të thërrasë edhe një 15-vjeçar. Bëhet fjalë për Lamine Yamal i cili konsiderohet një yll tek Cantera e Blaugranave.
Ekipi i Barcelonës ka vuajtur këto koëh për shkak të dëmtimeve dhe Yamal mund të jetë si një përforcim i ri për skuadrën.
“Lamine është një djalë që mund të na ndihmojë sepse është shumë i talentuar”, shpjegoi Xavi në konferencën për shtyp. “Ai ka shumë personalitet është i mirë në lojën 1 kundër 1, ka pasimin e fundit, është i fortë dhe jam i bindur se mund të na ndihmojë. Kam folur me të ai është i lumtur dhe mirënjohës. Ai është gati të na ndihmojë nëse kemi nevojë.”
[caption id="attachment_689556" align="alignnone" width="1042"] Lamine Yamal[/caption]