
Ka nisur sot java e pestë e volejbollit për meshkuj me sfidën e luajtur në Tiranë mes Studentit dhe Erzenit. Djemtë kryeqytetas kanë fituar me rezultatin e ngushtë 3-2 me sete ndaj shijakasve. Loja ka nisur me fitoren e Erzenit në setin e parë me rezultatin 20-25, ndërsa në setin e dytë shijakasit rekuperojnë me rezultatin 25-15 me pikë. Seti i tretë flet për udhëtesit, të cilët ishin drejt fitimit të takimit, por Studenti arriti që në fund të rekuperojë dhe të fitojë dy sete duke marrë fitoren.
Volejboll-Meshkuj, java e 5-të
Sot
Studenti – Erzeni, 3-2 (20-25, 25-15, 23-25, 25-21, 15-13)
Nesër, 29 tetor
Tirana – Skënderbeu, ora 13:00 "Asllan Rusi"
Teuta – Vllaznia, ora 17:00 "Ramazan Njala"
Farka Volej – Elbasani, ora 19:00 "Asllan Rusi"
Partizani - pushim