Përfaqësuesja e Rajonaleve U-14 ka nisur grumbullimin 2-ditor në “Shtëpinë e Futbollit”. Trajneri i kësaj skuadre, Armand Dama ka ftuar 20 lojtarë, për këtë grumbullim 2-ditor. Bëhet fjalë për elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe, të përzgjedhur nga zonat rajonale të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Fierit, Korçës, Elbasanit dhe Lezhës.
Skuadra do të zhvillojë dy seanca stërvitore në fushën e Shtëpisë së Futbollit. Ndërkaq ditën e nesërme do të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore në orën 14:30, po në fushën e Shtëpisë së Futbollit, dhe pas përfundimit të ndeshjes lojtarët do të jenë të lirë.
Përfaqësuesja e rajonaleve për moshën U-14 është një risi e Federatës Shqiptare të Futbollit për të nxitur rritjen e cilësisë, që te moshat e vogla dhe për të motivuar më shumë futbollistët e vegjël për të vazhduar rrugëtimin drejt ekipeve kombëtare të moshave.
Më poshtë, edhe lista me emrat e 20 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-14 për grumbullimin 2-ditor:

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram