
Duhej të ishte një nga blerjet më të suksesshme të verës, por nuk doli kështu. Nicolas Pépé u mor me shumë bujë nga Llile në verë por deri tani nuk e ka treguar veten te Arsenali. Vetëm 1 gol në 12 ndeshje të luajtura janë tregues i qartë se lojtari nuk po përshtatet në Premier ligë. Vlen të përmendet fakti se edhe atë gol që ka shënuar, e ka shënuar me penallti.
785 minuta të luajtura nga lojtari që u kushtoj shumë klubit nga Londra, por që për asnjë sekondë nuk arriti të bënte diferencën. ''Topçinjtë'' gjenden në krizë rezultatesh dhe vendi i katërt që të çon në Champions, duket shumë larg. Megjithatë është herët për të folur, pasi nuk i dihet deri në fund të sezonit. Të gjithë tifozët, gjithashtu edhe drejtuesit pyesin veten se përse u ble 80 milion Euro një lojtar si Pepe. Pyetje kjo që askush nuk po mundet t'i përgjigjet dot.