Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Ngrohu" stolin me Colellën, sulmuesi i Partizanit nis stërvitjen në Tiranë

Shkruar nga NEWSPORT

Tedi Cara i ka dhënë fund pushimeve dhe ka nisur stërvitjen individuale në Tiranë. Sulmuesi kavajas ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet duke bërë vrapime përreth Kodrave të Liqenit Artificial. Siç duket ai kërkon të kapë sa më shpejt formën për të qenë gati për Champions League, kompeticion ku Partizani merr pjesë.

Megjithatë fillimisht pritet me interes të mësohet se kush do të jetë trajneri i ri i kampionëve. Me Colellën, Cara nuk ishte preferencë e parë duke i nisur më të shumtat e ndeshjeve nga stoli.

Tanimë pritet të shihet nëse kavajasi do të arrijë të zë një vend në formacionin titullar të të kuqve. Kujtojmë që Partizani pritet të luajë në korrik në turin e parë të Champions League, ndërsa pas pak ditësh do të nisin përgatitjet intensive ku nuk përjashtohet edhe një fazë përgatitore jashtë vendit.

[caption id="attachment_696000" align="alignnone" width="380"]Postimi i Tedi Carës Postimi i Tedi Carës[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga