Xhudistja Distria Krasniqi arriti të ngrerë lart flamurin e Kosovës, pasi u shpall kampione dhe fitoi medaljen e artë në "Tokyo 2020". Urimet për Krasniqin kanë qenë të shumta si nga figurat politike po ashtu dhe nga artistë me famë ndërkombëtare si Rita Ora.
Këngëtarja e ka përgëzuar për fitoren duke shkruar shqip.
"Urime Distria Krasniqi. Kosova lë gjurmë në Tokio 2020, Distria Kransniqi fiton medaljen e artë olimpike", shkruan Rita.
Ndërsa në një tjetër Instastory Rita shkruan "Nuk mund të isha më krenare".
Kujtojmë se xhudistja Distria Krasniqi, ka fituar të shtunën medalje të artë në Lojërat Olimpike, që po mbahen në Tokio të Japonisë.
Ajo ka mposhtur xhidistet, Gabriela Chibana, Chen-Hao Lin dhe Urantsetseg Munkhbat, dhe Funa Tonaki në kategorinë deri në 48 kilogramë.

