Myrto Uzuni do të luajë ndeshjen e fundit në La Liga 2 këtë sezon. Sulmuesi i kombëtares do të zbresë në fushë me skuadrën e Granadas për të sfiduar Leganes. Kjo sfidë do të startojë në orën 21:00.
Ekipi i Uzunit është një pikë larg ngjitjes në La Liga, ndërsa aktualisht mban vendin e parë me 72-pikë, vetëm 1 më tepër se vendi i dytë që mbahet nga Las Palmas.
Granada do të synojë fitore për t’u shpallur edhe kampionë në këtë kategori, ndërsa kjo mbrëmje do të jetë e veçantë për të pasi pret të ngre large edhe trofeun e “Këpucës së Artë”. Uzuni udhëheq me 22 gola këtë sezon, 3 më shumë se rivali i tij më i afërt.
Kujtojmë se Myrto Uzuni është pjesë e e listës së të grumbulluarve për dy sfidat e muajit qershor, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.