Shqipëria vijon të jetë në kasos pas tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë rënë në vendin tonë. Defrim Methasani, gazetari i mirënjohur i RTSH, ka konfirmuar dëshirën e tij për t'iu ardhur në ndihmë, personave në nevojë. Në një postim në Facebook ai shkruan : ''Drejt Durrësit, në solidaritet me njerëzit dhe familjet në nevojë pas tërmetit. Me nismën e Jonny Ismail Keta, së bashku me kampionët Ferit Keta, Mikel A Alliu dhe Ervin Keta, boksierë të shkollës Fitness & Box Sport Albania, vendosëm të ndihmojmë disa familje në nevojë me ushqime dhe veshmbathje. Të gjithë bashkë ia dalim. Zoti qoftë me ta! ''.
Emra të mëdhenj në botën e artit, futbollit dhe të cdo lloj fushe nuk kanë hezituar të qëndrojnë pranë familjarve të goditur nga fatkeqësia.
