Napoli dhe Juventusi do të përballen sonte në orën 20:45 në Stadio Maradona për javën e 18-të të Serie A. Vendasit kryesojnë kampionatin me plot 7 pikë më shumë se ndjekësit, Juventus e Milan dhe një fitore e sotme do të largonte pothuajse nga gara një rival si bardhezinjtë.
Një sfidë e cila është ndezur që në konferencat e shtypit ku Allegri dhe Spalletti nuk kanë nguruar për të thumbuar njëri-tjetrin . Dy trajnerët kanë zgjedhur titullarët e supersfidës dhe nga minuta e parë për Napolin do të jetë edhe Rrahmani.
Formacionet Zyrtare:
NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Kim, Rrahmani, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia. Trajneri: Luciano Spalletti
JUVENTUS: (3-5-1-1): Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; Chiesa, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Milik. Trajneri: Massimiliano Allegri