
Teuta – Erzeni do të jetë një tjetër sfidë interesante ditën e sotme teksa në Niko Dovana, derbi do të marrë jetë në orën 18:00 për javën e 30-të të Superiores. Të dy ekipet tashmë janë futur në vallen e mbijetesës me Teutën që sheh veten vetëm 2 pikë larg Bylisit të vendit të 9-të ndërsa shijakasit me 38 pikë në vendin e 6-të.
Ashtu si në çdo derbi, të tre rezultatet janë në lojë por synimi kryesor i ekipeve është të dalin me pikë maksimale nga fusha e lojës. Ekipet vijnë me mungesa teksa Martini do të bëjë pa Karabecin ndërsa te Erzeni, Kapllani vuan sërish mungesën e mbrojtësit Sadiki. Dy trajnerët pritet të rreshtojnë të njëjtin formacion, 3-5-2.
Formacionet e mundshme:
Teuta (3-5-2): Qirko; Jazxhi, Kouros, Kotobelli; Marku, Kallaku, Beqja, E. Vila, Gjinollari; Gruda, L. Vila. Trajner: Edi Martini
Erzeni (3-5-2): Xhika; Iljazi, Krasniqi, Enck; Osmanllari, Kahrimanovic, Krivicic, Alan, Peposhi; Nonato, Ademi. Trajner: Xhevahir Kapllani