Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nga mbrojtja në sulm, ARSENALI bën gati 4 dhurata për Mikel ARTETËN

Shkruar nga NEWSPORT
Nga mbrojtja në sulm, ARSENALI bën gati 4 dhurata për Mikel

Arsenali këtë sezon po zhvillon një kampionët mjaft pozotiv, duke kryesuar Premier League. Por pëveç se “Topçinjtë” janë në krye të klasifikimit, drejtuesit e kanë mendjen të përforcojnë sa më shummë skuadrën.

Sipas tyre afrimet e Jacub Kiëior, Leandro Trossard dhe Jorginho nuk mjaftojnë dhe në të tilla kushte janë pikasur afrime të tjera duke filluar nga mbrojtja në sulm.

Sipas “The Times”, Mikel Arteta ka në plane për të nënshkruar me dy mesfushorë të tjerë, një sulmues anësor dhe një mbrojtës të majtë.

Declan Rice është caktuar si pasardhësi i mundshëm i Granit Xhakës, me mesfushorin e West Ham të lidhur shumë me një lëvizje në Emirates, operacion që mund t’u kushtojë arkave të klubit 80 milionë funte. Moises Caicedo është mesfushori tjetër i preferuar nga spanjolli, me 21-vjeçarin e Brighton që është i kërkuar edhe nga ekipe tjera.

Të njëjtat raportime bëjnë me dije se trajneri Arteta u ka kërkuar drejtuesve të klubit të transferojnë edhe një mbrojtës krahu dhe një sulmues qendre, emrat e të cilëve nuk dihen akoma.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga