Antonio Conte është në rrugën e duhur për t’u bërë trajneri i ri i Milanit. Presidenti Gerry Cardinale është angazhuar personalisht së fundmi në skuadër duke shkarkuar drejtorin Giorgio Furlani pasi ky i fundit kërkoi konfirmimin e Stefano Piolit në pankinë.
Në Itali e bëjnë të sigurtë largimin e Piolit dhe emërimin e Contes, i cili është dëshirë e Ibrahimovic, krahu i djathtë i Cardinales. Të dyja palët kanë rënë dakord dhe e pëlqejnë një bashkëpunim mes tyre dhe tekniku italian ka nisur të japë kërkesat e para.
Te Milani i tij, Conte kërkon plot 5 lojtarë të rinj. Emri më i bujshëm është ai i Romelu Lukakut, i preferuar i tij që nga koha e Interit. Rikthimi i belgut në Milano, në krahun kuqezi të qytetit pritet të ketë një reagim të fortë nga të dyja tifozëritë.
4 emrat e tjerë që Conte ka propozuar janë kampioni i botës me Argjentinën, Rodrigo De Paul, kapiteni i Napolit, Giovanni Di Lorenzo, sulmuesi i Atalantas, Ademola Lookman dhe mbrojtësi i talentuar italian i Torinos, Alessandro Buongiorno.