
Erdhi te Egnatia kur ishin në Kategorinë e Parë dhe tani, pas 3 vitesh, ai është kapiteni i skuadër dhe ngre lart në qiell trofeun e parë në histori të klubit. Kapiteni Jackson dha intervistën e tij pas suksesit historik me Tiranën në finalen e Kupës.
“Kam luajtur edhe në Kategorinë e Parë, më pas u ngjitëm në Superiore falë investime të mëdha që u bënë në skuadër. Personalisht kam dhënë maksimumin për ekipi dhe të them të drejtën arritëm në një nivel që nuk e prisja.
Duhet të vazhdojmë kështu dhe duhet të falënderoj presidentin për besimin e dhënë dhe për skuadrën që ka ndërtuar. Stërvitem shumë për të gjuajtur penalltitë. Flokët jeshile? Ne brazilianët jemi për qef e shijojmë pak jetën”, tha Jackson.