
Enis Çokaj do të ndryshojë ambient gjatë kësaj merkatoje. Mesfushori kuqezi do të largohet nga Greqia për t’u transferuar në Kroaci.
24-vjeçari nuk i ka minutat e dëshiruara te Panathinaikos dhe në këtë mënyrë do të huazohet te Osijek. Te skuadra kroate do të vihet nën urdhrat e ish-trajnerit të Partizanit, Zoran Zekic.
Çokaj pritet që në ditët në vazhdim të finalizojë kalimin në kampionatin kroat, ku me Zekic do të ketë më shumë mundësi për të luajtur. Mesfushori synon që të jetë pjesë e kombëtares shqiptare në Euro 2024 dhe për këtë kërkon të luajë vazhdimisht dhe ka pranuar të huazohet në Kroaci.
Kujtojmë se me skuadrën greke në këtë sezon 24-vjeçari ka luajtur në 7 ndeshje në të gjitha garat ku ka marrë pjesë. Ka arritur të asistojë në vetëm një rast.