Në vjeshtën e 1984, në kualifikueset për Kupën e Botës në Meksikë, skuadra e futbollit polak në mënyrë të papritur barazoi 2 me 2 me Shqipërinë në Mielec. Goli i dytë për mysafirët nga Ballkani u shënua nga Agustin Kola. Për ne, çdo udhëtim dhe ndeshje me një skuadër të fortë evropiane ishte diçka speciale. Ne jetonim pas Perdes së Hekurt në një realitet komunist. Admiroja polakët që përpiqeshin për liri, dhe si një lojtar futbolli vlerësoja Zbigniew Boniek. Kështu ndodhi që luajta kundër tij – thotë ish futbollisti shqiptar, që sot merret me trajnimin e të rinjve në Tiranë dhe drejton kombëtaren e vajzave nën 17 vjeç.
Në atë vjeshtë, futbollistët e trajnerit Antoni Piechniczek inaguruan kualifikueset me një fitore 3 me 1 ndaj Greqisë në shtëpi. Kishin në grup Belgjikën dhe Shqipërinë. Ishte e njohur se Polonia do të luftonte për vendin e parë me “Djajtë e kuq” siç quhej rëndomtë skuadra belge.
Fansat nuk prisnin që në atë 31 tetor, në stadiumin Stal Mielec, Polonia do të përjetonte gjithë atë mundim me skuadrën e rankuar më poshtë, Shqipërinë. Dhe pse ndeshja filloi sic ishte skeduluar sepse në minutën e 23-të Smolarek i dha avantazhin vendasve, por nga minuta në minutë shqiptarët ambiciozë filluan të merrnin terren. Në gjysmën e dytë pas golave të Bedri Omuri dhe Agustin Kolës, Shqipëria merr avantazhin 2 me 1. U shmang një katastrofë falë Andrzej Palasz që barazoi në minutën e 80-të. Megjithatë, barazi ishte një rezultat poshtë pritshmërive të Polonisë dhe lojtarët e Piechniczek morën shumë kritika dhe u bë e qartë që rruga për Kupën e Botës në Meksikë do të ishte shumë e vështirë. Një vit më vonë, skuadra polake fitoi terren, përpara Belgjikës në grup dhe turnamenti përfundoi në pjesmarrjen në 1/8 e finaleve.
39 vite më vonë, shqiptarët e nënvlerësuar e gjeten vetën një hap larg fitores. Ndeshja në Mielec mbetet akoma në kujtesën e Agustin Kolës, një sulmues, shënues i golit të dytë, që gjithashtu dha një asist për golin e parë. Në një intervistë për blogun e futbollit polak "Në shtegun e bardhë dhe të kuq" nga Piotr Stanczak, Kola rrëfeu emocionet e asaj sfide.
“Ne jetonim në një vend komunist, në një izolim ndërkombëtar. Kanë qenë kohë të vështira për vendin. Kështu, nëse do të kishim mundësinë që të përballeshim me skuadra të tjera nga Evropa, ishte shumë e rëndësishme për ne. Polonia ishte mes skuadrave të forta. E kisha ndjekur karrierën e Zbigniew Boniek tek Juventusi, një yll i madh i futbollit, isha i impresionuar nga loja e tij, e ndiqja në ekranin e tv. Më pas pata shancin të luaja kundër tij, ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme për mua dhe shokët e skuadrës” rikujton Kola.
Ëndrra Shqiptare nën komunizëm
Përkthyesi im më tregon që për gjeneratën e tij të futbollistëve, cdo vizitë në një stadium të ndryshëm evropian, ishte dicka që do të mbahej mend për një kohë të gjatë. Edhe një kanace Coca Cola! Ato ishin efektet e izolimit të vendit në të cilën Shqipëria prezatohej nga autoritet e veta komuniste diktatoriale. “Ne e dinim se Polonia, edhe pse i përkiste bllokut të vendeve lindore, luftuan me guxim për të hedhur komunizmin në vendet e tyre, shoqëria kërkonte liri, dhe ne i admironim polakët për këtë” thotë ish përfaqësuesi i Shqipërisë.
Futbolli, për lojtarët e këtij vendi, ishte një dritare për botën. Agustini u bë një nga lojtarët kryesore në Shqipëri atë kohë përveç kësaj, ai ishte i gjithanshëm në aspektin sportiv, pasi në rininë e tij luante si akrobat në cirk, ishte një notar i shkëlqyer. Vetëm më vonë lojtari nga Tirana iu drejtua futbollit. Ai filloi të luajë për ekipin kombëtar në vitin 1980. Katër vite më vonë, së bashku me shokët e tij, ai tregoi se mund “të prishinin gjakun” e skuadrave të renditura më të larta, ndonëse çdo ndeshjeje e trajtonin me përulësi.
“Barazimi me Poloninë në territorin e saj ishte një rezultat ëndërrues për ne. E dinim që nuk ishim ndër favoritët, aq më tepër që më herët në ndeshjen e parë humbëm jashtë vendit me Belgjikën (1:3). Pak javë pas takimit me polakët, ne fituam belgët 2-0 në stadiumin tonë! Ishte e gjitha si një ëndërr. Kishim një nga kombëtaret shqiptare më të forta në historinë e futbollit të vendit”, kujton Kola.
Në ndeshjen e kthimit, në pranverën e vitit 1985, shqiptarët humbën ndaj Polonisë me rezultatin 0:1 në shtëpi pas golit të Zbigniew Boniek.
“Mbaj mend që ai fluturoi në ndeshje me avion privat, sepse një ditë më parë kishte luftuar me Juventusin në finalen e Kupës së Europës kundër Liverpoolit anglez. Ishte një futbollist i madh, një model”, shton Agustin Kola.
Bashkëbiseduesi im shqiptar i kujton ende ndeshjet kundër “Zibit” dhe polakëve. Në Mielec shënoi golin e tij të vetëm në karrierën përfaqësuese, ai luajti gjithsej 22 ndeshje për kombëtaren. E fundit ishte në vitin 1994. Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të luante për ekipin kombëtar për disa vite.
Kushëriri i tij, në kërkim të një jete më të mirë, vendosi të arratisej nga Shqipëria komuniste në Amerikë. E gjithë familja u bë armik i autoriteteve të atëhershme, Agustin u ndalua të luante në ekipin kombëtar. Ai u stërvit shumë individualisht për t’u rikthyer në futbollin profesionist dhe ekipin kombëtar në fillim të viteve 1990. Falë vullnetit të tij të fortë, ai nuk e mbylli karrierën, mori lejen për të luajtur për kombëtaren.
Historike 2016
Në kapërcyell të viteve, kombëtarja shqiptare ndryshoi derisa arriti një sukses historik, duke u ngjitur në finalet e Kampionatit Evropian të Francës në vitin 2016 (polakët arritën më pas deri në çerekfinale). “Në atë kohë lojtarët e ekipit tonë luanin në liga të forta të huaja, si në Serie A italiane apo në Bundesliga gjermane apo në Zvicër. Ata kishin më shumë eksperiencë ndërkombëtare, Kombëtarja e sotme shqiptare është një ekip i ri, ambicioz, mbi të ashtuquajturat arritje”, shpjegon Kola.
Në kualifikueset e Euro 2024, Polonia do të luajë sërish me Shqipërinë (27 mars në Varshavë, 10 shtator jashtë). Si i vlerëson Kola shanset e kombëtares së tij në përplasjet me bardhekuqtë dhe Çekinë, sepse këto skuadra janë favoritët e grupit.
“Para së gjithash, lojtarët aktualë të kombëtares shqiptare luajnë në kohë dhe realitete krejtësisht të ndryshme nga brezi im. Për ne, ëndrra ishte të dilnim jashtë shtetit dhe të ecnim në rrugët e ndonjë qyteti evropian, jo vetëm të luanim futboll. Skuadrat aktuale luajnë në liga të huaja, për ta është diçka normale, kanë një mentalitet tjetër. Polonia është një ekip i fortë, ndoshta jo nga maja e Evropës, por ende solide. Për ta mposhtur, kombëtarja jonë duhet të dalë në fushë me fokus të fortë te fitorja, të përgatitet mirë mendërisht”, beson Kola.
Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare beson se edhe Çekia është e fortë dhe harmonike, sipas tij diferencat në nivel mes Polonisë dhe Çekisë janë të vogla, ndonëse aktualisht i vlerëson pak më të larta shanset e polakëve. Në grupin kualifikues ka ekipe edhe më të ulëta të renditura nga Moldavia dhe Ishujt Faroe. Dy skuadrat e para do të kalojnë në finalen e turneut të vitit 2024 në Gjermani.
Në karrierën e tij futbollistike Kola e kaloi kohën më të gjatë në SK Tirana, klubi i tij i vetëm i huaj ishte Egaleo greke. Më pas ai filloi punën e trajnerit dhe sot e kësaj dite stërvit fëmijë dhe të rinj të të gjitha moshave. Pikërisht nën dorën e tij dolën më vonë lojtarë të famshëm shqiptarë si Ansi Agolli dhe Ervin Bulku. Aktualisht bashkëbiseduesi im stërvit kombëtaren shqiptare të juniorëve nën 17 vjeç, punon edhe në akademinë e futbollit të klubit KF Tirana.