Kryendeshja e kësaj jave në futbollin shqiptar është ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë e cila do të luhet ditën e dielë në orën 13:30 në ‘Selman Stërmasi’, e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Edhe pse niveli i kësaj ndeshje meriton një stadium si ai i ‘Air Albanias’, në fund u mor vendimi për t’u luajtur në impiantin bardheblu.
Një ndeshje me emocione të veçanta edhe për disa protagonistë në fushën e blertë apo dhe në pankinë. Janë 7 protagonistë aktual që kanë provuar të dyja fanellat e ekipeve. Për Vllazninë është Bekim Balaj e Redon Dragoshi të cilët kanë një të kaluar me bardheblutë, ndërsa Liridon Latifi, Kaina Nunes dhe Fjoart Jonuzi lanë Shkodrën për kryeqytetitn këtë verë.
Te Tirana është edhe Ilion Lika i cili ka veshur më parë fanellën e Vllaznisë, por tani edhe pse jo zyrtarisht, veterani i ka varur dorezat. Tefik Osmani është ish-i më i ‘freskët’ pasi sapo ka bërë kalimin nga Tirana te Vllaznia si drejtor sportiv.