Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Newcastle tenton goditjen "BIG", anglezët hedhin “grepat” te Milani

Shkruar nga NEWSPORT
Newcastle tenton goditjen "BIG", anglezët hedhin

Newcastle ka filluar revolucionin që në momentin që në krye të klubit erdhën drejtuesit arabë. Me të marrë drejtimin e anglezëve, drejtuesit sheikë filluan shpenzimet marramendëse.

Bardhezinjtë ia dolën të afronin lojtarë si Isak, Guimaraes apo Tonali për të cilët shpenzoi rreth 200 milionë euro. Por tashmë Newcastle po tenton një tjetër goditje, ndoshta ndër më të bujshmet.

Rafael Leao është dëshira e madhe e klubit anglez. Këta të fundit e kanë ndarë mendjen, nëse dështojnë në transferimin e portugezit në këtë merkato dimërore, gjatë verës do të futen “all-in” për të siguruar shërbimet e yllit të Milanit.

Milani pritet që të bëjë rezistencë, pasi drejtuesit e konsiderojnë Leaon të pashitshëm. Por mediat angleze bëjnë me dije se Newcastle është gati të ofrojë deri në 150 milionë euro për portugezin, me këtë të fundit që është në kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2028.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga