
Newcastle padyshim ka bërë një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkato verore. Transferimi i Sandro Tonalit nga Milani tek klubi anglez kushtoi 80 milionë euro dhe pritet të jetë një blerje efektive.
Teksa Newcastle nuk pritet ta lërë me kaq, pasi dëshiron të shpenzojë akoma për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë po mundohen të krijojnë një ekip konkurues për të gjitha kompeticionet ku do të marrin pjesë.
Bëhet fjalë për Khvicha Kvaratskhelia, anësori i Napolit që sezonin e shkuar ishte një nga pikat kyçe të ekipit italian për të fituar Serie A dhe për të shkuar deri në gjysmëfinale të Uefa Champions League.
Bëhet me dije se drejtuesit arab të Newcastle kanë ofruar 95 milionë euro për shërbimet e djaloshit nga Gjeorgjia, por akoma nuk ka marrë përgjigje nga Napoli. Pritet fjala e presidentit De Laurentiis për të parë nëse ky transferim do të kryhet apo jo.