Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Nevojë urgjente për mbrojtës, Milani ka dy opsione në Angli

Shkruar nga NEWSPORT

Merkato dimërore e Milanit vazhdon që të sillet rreth rolit të qendërmbrojtësit. Drejtuesit e klubit italian janë të vetëdijshëm që duhet me doemos një mbrojtës qendre duke parë situatën e dëmtimeve në ekip.

Ditët e fundit u fol shumë për një transferim të Alessandro Buongiorno, por ky operacion pritet që të shtyhet për në verë. Në krahun tjetër Milani ka “ngritur” dy pista të reja.

Jakub Kiwior, i cili aktivizohet te Arsenal dhe Clement Lenglet i cili është pjesë e Aston Villa në huazim nga Barcelona. Të dy këto profile janë mëse të arritshme për klubin e Milanit, por te drejtuesit është dyshimi i aftësive të tyre. Megjithatë profili më i pëlqyer është ai i francezit.

Milani pritet të nisë bisedimet me Barcelonën, me Lenglet që vështirë se do të refuzonte një transferim në “San Siro”, për më tepër që me eksperiencën që ka mund të zërë dhe vend titullari.

[caption id="attachment_720415" align="alignnone" width="409"]Jakub Kiwior Jakub Kiwior[/caption]

[caption id="attachment_720414" align="alignnone" width="401"]Clement Lenglet Clement Lenglet[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga