Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Nëse do ta dinim, do të luanim ndryshe”, Mourinho komenton dënimin e Juventusit: Është qesharake, komprometohet vlefshmëria e kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
“Nëse do ta dinim, do të luanim ndryshe”, Mourinho

José Mourinho, pas barazimit në shtëpi kundër Salernitanas komentoi edhe për dënimin e Juventusit. Për trajnerin e Romës, nëse dënimi do të bëhej i ditur më herët, atëherë skuadra e tij do të kishte një qasje ndryshe në ndeshjet e fundit në të cilat Roma nuk ka fituar duke dalë jashtë zonës Champions.

“Për mua është qesharake. Këtë e kemi mësuar dy ditë para përfundimit të kampionatit dhe është e çuditshme për të gjithë, madje edhe për vetë Juventusin. Nëse do të më kishin thënë para Monzas apo Bolognas, sigurisht që do të kishim një qasje tjetër ndaj kampionatit.

Jemi të detyruar të fokusojmë të gjitha forcat në Europa League. Më vjen keq për Allegrin dhe lojtarët e tij, pasi ata i fituan ato pikë në fushë. Por e vërteta është se vlefshmëria e kampionatit është cenuar. Nuk dua të flas më për këtë temë“.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga