Oscar Gloukh konsiderohet si një nga mesfushorët me të ardhme të ndritur në Europë. Lojtari i Salzburgut në një prononcim për “Forbes Israel” ka treguar se ishte shumë afër kalimit te Barcelona gjatë merkatos së verës, por në moment të fundit i refuzoi. Ai tregoi edhe arsyen, e cila ka të bëjë me ëndërrën e tij më të madhe. Të luaj në “Santiago Bernabeu” me fanelën e Real Madrid është kulmi i karrierës së tij, që shpreson ta realizojë një ditë.
“Isha shumë i emocionuar sepse Barça më donte, por ata arritën vonë në garë dhe në fund nuk mundi. Barça ra dakord kur tashmë kishim gjithçka të mbyllur me Salzburgun. Ishte opsioni më i mirë për mua dhe e bëmë.
Në fund, e kam të qartë se morëm vendimin e duhur për të shkuar me ta dhe jo me Barcelonën. Ka më shumë kuptim si lojtar.
Që kur mbaj mend, që kur fillova të luaja futboll, kam qenë tifoz i Real Madridit. Momenti kulmor do të jetë arritja në Real. Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Bernabeu dhe të vesh fanellën e Real Madridit”, ka deklaruar Gloukh.
Deri më tani këtë sezon, mesfushori ka luajtur tashmë 5 ndeshje me Salzburgun dhe ka marrë vëmendje të madhe për cilësitë e tij të jashtëzakonshme në fushë. Skuadrës austriake, nënshkrimi i Gloukh i kushtoi rreth 7 milionë euro nga skuadra e Maccabi Tel Aviv.