Kundër largimeve të lojtarëve kosovarë nga Kombëtarja e Shqipërisë drejt asaj të Kosovës ka dalë së fundmi edhe kryetari i tifo-grupit të ekipit të Prishtinës, Albert Kastrati. Përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook” ai ka theksuar se mes shqiptarëve të të gjitha trevave ka dallime të shkaktuara nga rrethana të ndryshme, por beson gjithsesi se një ditë do të fitojë arsyeja e se do të tejkalohen interest e ngushta dhe inatet personale.
“Shqiptaret pergjate historise kane hasur ne shume pengesa, ne shume tendenca te te huajve per te na krijuar percarje ne mes vete, por gjithmone ka triumfu deshira e shqiptarve qe te qendrojne bashk. Edhe pse kemi mendu se pas perfundimit te luftes ne Kosove, shqiptaret nuk do te kene me pengesa qe te arrijne bashkimin, pra qellimin per te cilin eshte bere cdo lufte dhe cdo levizje ne keto troje, realiteti na doli ndryshe.
Shqiptaret ne Kosove, ata ne Lugine te Presheves, shqiptaret e Maqedonise si dhe shqiptaret e Shqiperise ende kane shume armiq dhe ende kane shume tendenca percarese. Ne e dijme se shqiptaret e ketyre aneve kane shume dallime te shkaktuara nga rrethanat e ndryshme neper te cilat kane funskionuar ata ne 100 vitet e fundit, mirepo ne konsiderojme qe eshte detyre e cdo shqiptari te mire qe te punoje drejt bashkimit te shqiptareve dhe shkrijes se atyre dallimeve.
Ne besojme fuqishem se nje dite do te fitoje arsyeja dhe shqiptaret duke I tejkaluar interest e ngushte dhe inatet peronale, do te jene te bashkuar drejt qellimeve shekullore te kombit. Shqiptaret do te jetojne deri ne perjetesi!”, shkruante kreu i tifo-grupit të Prishtinës, “Plisat”.
Postimi i Kastratit në “Facebook”