
Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar në Varshavë për të sfiduar Poloninë në sfidën e parë mes tyre në këto kualifikuese, takim që starton në orën 20:45. Kjo është edhe sfida e parë për kuqezinjtë, ndërsa polakët vijnë pas humbjes turpëruese me Republikën Çeke.
Në Poloni u “tremben” djemve tanë, pais mediat polake kanë shkruar se skuadra e Fernando Santos ndaj kuqezinjve do të luajë për “jetë a vdekje”.
“Polsatsport” shkruan se: "Ndeshja ndaj Shqipërisë nuk do të jetë aspak e lehtë sot, pasi djemtë e Sylvinhos nuk do të lejojnë hapësira dhe pritet të jenë agresiv". Tekniku brazilian kërkon të debutojë me fitore në këtë aventurë, ndaj bëhet i paparashikueshëm për kundërshtarët.
Në Varshavë pritet një numër i konsiderueshem i tifozëve shqiptar që kanë udëhtuar për të parë nga afër këtë sfidë dhe kjo është nëj tjetër “frikë” e polakëve.