Shtangisti ish-kampion bote dhe politikani, Piro Dhima, himaroiti i shndërruar në grek ka kurorëzuar dashurinë me sportisten greke, Afroditi Skafida.
Çifti ka kurorëzuar dashurinë në një ceremoni private mes famijarëve dhe miqëve të ngushtë. Edhe pse ceremonia ka qenë private, disa video kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku tregojnë momente nga dasma.
Nga fotot e postuara në rrjetet sociale, çifti është futur në ambientet ku u mbajt dhe festa nën ritemet e muzikës “30-40” të grupit “MELISSES”. Teksa gjatë mbrëmjes, Afroditi i ka bërë një surprizë partnerit teksa ka performuar këngën e Stamatis Gonidis, “Ola s’agatane”.
Çifti së shpëjti do të bëhen prindër, ndërsa Dhima ka edhe katër fëmijë të tjerë nga martesa e tij e parë. Kujtojmë që Piro Dhima pas 4 vitesh nga e humbja e bashkëshortes, rigjeti dashurinë.