Padyshim që mund të kishte një karrierë shumë më të lavdishme nëse do kishte një karakter më pak impresiv dhe më të qetë. Por prandaj Antonio Cassano është i veçantë dhe do mbesë gjithmonë në mendjet e të gjithëve. Në një intervistë për Canal Plus të Francës ai rrëfen disa nga ngjarjet që e kanë shoqëruar gjatë jetës dhe karrierës së tij.
"FantAntonio" u shpreh: "Në moshën 17 vjeçare njoha urinë. Me uri dua të them se nuk kishim të hanim. Mamaja ime nuk punonte dhe e kalonim ditën me 3 mijë lira. Nuk mjaftonin as për bukë. Mamaja ime bëri sakrifica të mëdha për ne. Luaja në rrugë dhe fitoja para sepse isha më i miri dhe vendosnim baste. Futbolli më ka ndryshuar jetën, sidomos ekipiet e Barit dhe Interit. Në Madrid bëra shumë gabime në sjellje dhe mendoj se çova dëm një shans të artë në karrierën time".