
Real Madrid duket se është kthyer në formën e tyre më të mirë. Këtë e tregojnë edhe rezultatet e ndeshjeve të fundit, ku kampionët e Europës nuk e kanë aspak problem të gjejnë golin, por edhe ta fitojnë ndeshjen me rezultat të thellë.
Mirëpo, tifozët madrilenë, duket sikur e kanë gjetur lojtarin e tyre të preferuar në skuadër, ai që me driblimet e tij e çon "Santiago Bernabeun" të brohorasë. Bëhet fjalë për brazilianin Vinicius JR. 18 vjeçari është përshtatur shumë mirë me shokët e skuadrës dhe nuk e ka aspak problem që të pasojmë shumë herë për skuadrën.
Statistikat e thonë pastër këtë gjë. Deri më tani ai është asistesi më i mirë i skuadrës, me 7 të tillë, 2 më shumë se Benzema dhe Bale, apo edhe Modriç.