Edhe pse Rexhep Memini prej ditësh ishte duke u stërvitur me ekipin e Lushnjes, duke lënë të kuptohej se gjithçka ishte e mbyllur nëse mbrojtësi durrsak kalonte provën, nuk ka ndodhur kështu, pasi planet kanë ndryshuar, pavarësisht se lagunarët shprehën dëshirën për t'i ofruar një kontratë.
Memini ka firmosuar një kontratë të re me skuadrën e Superligës së Kosovës, Trepça '89. Oferta që i ka ofruar klubi kosovar si duket ka qenë më bindëse sesa ajo që i kanë ofruar lagunarët, në këto kushte futbollisti durrsak ka vendosur të largohet drejt kosovës.
Poll