Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Në Kukës me 3 mungesa, Qatip Osmani i detyruar të bëjë ndryshime

Shkruar nga NEWSPORT
Në Kukës me 3 mungesa, Qatip Osmani i detyruar të bëjë

Vllaznia do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Kukësin, sfidë kjo e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Ndeshja do të zhvillohet në “Kukës Arena” në orën 14:00.

Shkodranët janë skuadra e momentit në Superiore, me kuqeblutë që në vitin 2024 nuk e njohin humbjen në kampionat. Pas fitores me Skënderbeun në transfertë do të synojnë një tjetër triumph që mund t’iu japë edhe kreun e klasifikimit.

Nuk do të jetë aspak një transfertë e lehtë, pasi Qatip Osmani do të vuajë mungesën e 3 titullarëve. Ardit Krymi u ndëshkua me karton të kuq ndaj korçarëve dhe në këtë mënyrë do të jetë i pezulluar për duelin me verilindorët. Po jo vetëm kaq, pasi kartonët kanë “sakatuar” shkodranët. Gerlab Smajli dhe Kristi Qarri janë ndëshkuar me kartonë të verdhe, duke plotësuar numrin 4-të të tyre.

Portieri pavarësisht se ishte në stol u ndëshkua me karton. Tashmë Osmani do të duhet të gjejë zëvendësuesit e tyre për sfidën me skuadrën e Bledar Devollit.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia: Jukaj, Sala, Stojanovic, Juric, Hakaj, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Çoba, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga