
Çështja e trajnerit të Kukësit po kthehet në një telenovelë. Edhe pse klubi tha se gjetja e zëvendësuesit të serbit Mladen Milinkoviç nuk do zgjaste shumë, në praktikë po ndodh e kundërta. Në kampin verilindor askush nuk po mendon për Vitin e Ri, por të gjithë po presin trajnerin e ri.
Të rejat e fundit zbulojnë se trajneri do të jetë i huaj, por nga ana e klubit ende nuk ka diçka zyrtare pasi ende janë duke kontrolluar emrat që kanë në listë. Lajmi që Kukësi do trajner shkoi deri në Spanjë, por ende asgjë.
Pas shkarkimit të trajnerit serb, u tha se trajneri do që do të vihej në krye të pankinës do të zyrtarizohej para Vitit të Ri, por deri tani asgjë. Mbetet të shihet nëse do të ketë të reja sot dhe nesër nga kampi verilindor, në të kundërt të gjithë duhet të festojnë Vitin e Ri dhe më pas të presin trajnerin e ri.