Albert Xhani vijon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ish-presidenti i klubit të Partizanit duket i pakënaqur me qeverisjen e Partisë Socialiste në vend.
Ai ka bërë një postim në facebook-un e vet ku fton të gjithë shqiptarët t’i bashkohen një proteste që do të mbahet në 6 dhjetor nga Partia Demokratike. “6 dhjetor, zëri i sovranit. Para Europës. Regjimi monist modern duhet përmbysur! Poshtë narko shteti i Ed Hajnisë”, shkruan ai.
Kujtojmë që Albert Xhani ka qenë një nga presidentët më jetëgjatë të klubit të Partizanit. Edhe pse investimet për kryeqytetasit nuk munguan, të kuqtë nuk arritën asnjëherë të fitonin titullin e kampionit me në krye atë. Tashmë i larguar nga bota e futbollit, Xhani duket mjaft i impenjuar në politikë.
[caption id="attachment_668114" align="alignnone" width="745"] Postimi i Albert Xhanit[/caption]