Përveç futbollit, sportet e tjera në Korçë duket se kanë probleme.
Skuadra e Skënderbeut në Volejboll për të rinjtë ka humbur në ndeshjen e javës së parë të Kampionatit, kundër Farka Volley me rezultatin 3-0 me sete.
Por kjo gjë duket se e ka shqetësuar gazetarin e njohur të ''Supersport'', Ylli Aga.
Aga nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar duke thënë se Korça është një qytet me tradita dhe përveç futbollit duhet t'i hedhi sytë edhe nga sportet e tjera.
"Qytet i madh, me shumë tradita dhe së fundmi i përmirësuar në pothuajse çdo fushë, por tregon një interes minimal për këto sporte ku ka një pjesë të rëndësishme historie", shkruan ndër të tjera Aga.
Poll