Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Në kërkim të një sulmuesi për në janar, Juventusi kthen sytë nga Cavani dhe Icardi

Shkruar nga NEWSPORT
Në kërkim të një sulmuesi për në janar, Juventusi

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi të ri për merkaton e janarit. Vetëm Alvaro Morata nuk mjafton për bardhezinjtë që këtë sezon kanë shënuar pak, ndërsa kanë zhgënjyer me rezultatet negative.

Trajneri Allegri ka kërkuar një afrim të ri për merkaton e janarit dhe dëshira e madhe është Vlahovic i Fiorentinës, por që kushton shumë dhe Juventus nuk mund të shpenzojë rreth 60-70 milionë euro. Drejtuesit e klubit po shikojnë për lojtarë me pak kosto dhe kanë kthyer sytë nga Icardi dhe Cavani.

I pari nuk po gjen hapësira duke parë që zgjedhet e para në formacion për Pochettinon janë Messi-Neymar dhe Mbappe dhe është gati të rikthehet sërish në Serie A. Cavani me ardhjen e Ronaldos ka humbur vendin e titullarit dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet nga United edhe pse ka kontratë deri në fund të sezonit. Juventusi po shqyrton këto mundësi dhe një prej tyre mund të firmosë me badhezinjtë në janar.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga