Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Në Itali plasin “bombën”: Kristjan ASLLANI në rrezik, ish-lojtari i Milan transferohet te Interi

Shkruar nga NEWSPORT
Në Itali plasin “bombën”: Kristjan ASLLANI në rrezik,

Frank Kessie u transferua gjatë merkatos së verës në “Camp Nou”, aty ku Xavi Hernandez e kërkoi me ngul për të qenë pjesë e Barcelonës. Aventura e ish-mesfushorit të Milan në La Liga nuk po shkon ashtu siç palët e kishin menduar, pasi lojtari nga Bregu i Flidishtë nuk ëhstë i “preferuari” i teknikut spanjoll.

Në këto kushte tashmë kanë nisur edhe interesimet e skuadrave të tjera për shërbimet e tij. Në fakt edhe gjatë merkatos së janarit u përfol për një largim ngë “Camp Nou”, por asgjë nuk u arrit deri në fund.

Në Itali janë të sigurtë se Kessie do të transferohet te Interi. Zikaltrit sipas mediave italiane po bëjnë gati dokumentat për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit gjatë merkatos së verës, aty ku do të mund të zevëndësonte Marcelo Brozovic.

Nëse diçka e tillë arrihet, padiskutim ky nuk do të ishte një lajm i mirë për Kristjan Asllanin, i cili do të duhet të garojë me të për një fanelë titullari te skuadra e Simone Inzaghit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga