Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Në Itali janë të sigurtë, Asllani për të 3-tën herë radhazi titullarë me Interin

Shkruar nga NEWSPORT
Në Itali janë të sigurtë, Asllani për të

Kristjan Asllani tashmë po merr minutat e dëshiruara te skuadra e Interit, me mesfushorin që tashmë ka fituar besimin e trajnerit Simone Inzaghi për të luajtur titullarë me zikaltërit. Në fakt trajneri i Interit i detyruar nga dëmtimi i Hakan Calhanoglu i ka besuar shqiptarit “çelësat” e mesfushës, i cili duket se e ka bërë më së miri si detyrë.

Performanca e Asllanit në sfidat me Leccen dhe Atalantën, ku ka nisur si titullarë kanë bindur skeptikët dhe tashmë në Itali janë të sigurtë për aktivizimin e tij edhe ndaj Genoas. Mediat italine raportojnë se për herë të 3-të rresht Inzaghi do të vendosë talentin kuqezi në 11-tëshen titullare.

Kjo padiksutim është shumë pozitive për 21-vjeçarin, i cili po iia del të fitojë një fanelë titullari te Interi dhe pas paraqitjeve në ndeshjet e fundit me siguri do të ketë më shumë “dhimbje koke” për Inzaghin në momentin që do të jetë i gatshëm edhe Calhanoglu. Kujtojmë se ndeshja me Genoan do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45 në "San Siro".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga