Myrto Uzuni do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen që ekipi i tij, Granada, do të luajë përballë Alaves. Pas ndeshjeve të Kombëtares, ku me Moldavinë u la në stol, teksa me Ishujt Faroe luajti 60 minuta, Uzuni rikthehet titullar në Spanjë.
Granada do të luajë në transfertë përballë Alaves në kuadër të javës së 14-të të La Liga-s. Një kundërshtar ndaj të cilëve Uzuni do të kërkojë golin për statistika personale, por edhe për të ndihmuar ekipin.
Kujtojmë që Granada momentalisht renditet në vendin e parafundit në elitën e futbollit spanjoll me vetëm 7 pikë pas 13 ndeshjes.
[caption id="attachment_713439" align="alignnone" width="632"] Alaves - Granada[/caption]
Poll