Gafa e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka penalizuar në njëfarë mënyre peshengritësin Ertjan Kofsha. Ky i fundit do të marrë pjesë në Botërorin e Peshëngritjes U20, por i vetëm.
Trajneri i tij nuk do të udhëtojë me të për ta shoqëruar në ktë kompeticion të rëndësishëm. Shkak është bërë gafa e Federatës së këtij sporti. Këta të fundit nuk kanë arritur që trajnerin, Leonard Toska, ta pajisin me vizë për të udhëtuar drejt Meksikës, vend ku do të zhvillohet ky Botëror.
Një minus i madh për sportistin Kofsha, i cili duhet të “luftojë” i vetëm në një kompeticion të tillë duke marrë parasyshë moshën e tij të re. Sportistin do ta shoqërojë vetëm Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.
Për peshëngritësin do të jetë e vështirë pa mbështetjen e trajnerit Toska, në Botërorin që do të zhvillohet në Meksikë në datat 15-23 nëntor.
[caption id="attachment_712903" align="alignnone" width="720"] Trajneri, Leonard Toska[/caption]