Pas ndeshjeve të kombëtareve për kualifikueset e Euro 2024, ditën e sotme rikthehet spektakli i kampionateve. Ndeshje mjaft interesante janë në program, teksa në Gjermani e gjithë vëmendja do të jetë te thomaas Tuchel që do të bëjë debutimin ne Bavari ndaj ish-skuadrës së tij, Dortmund. Përballja Bayern-Dortmund do të startojë në orën 18:00 dhe do të luhet në “Allianz Arena”.
[caption id="attachment_686809" align="alignnone" width="525"] Ndeshjet e sotme ne Bundesliga[/caption]
Në Premier League spektakli nis që në ornë 13:00, ku Manchester City vihet përballë Liverpool në “Etihad”, në një takim që mbërthen tifozët. Për shkak të historisë së përballjeve mes tyre, ky takim do të jetë një spektakël i vërtetë, ku emocionet nuk do të mungojnë. Përballë janë Guardiola dhe Klopp, dy strategë që kanë bërë historinë në Angli. Gjithashtu në orën 16:00 Arsenali përballet me Leeds, ndërsa në orën 18:30 Chelsea sfidon Aston Villën.
[caption id="attachment_686810" align="alignnone" width="480"] Ndeshjet e sotme ne Premier League[/caption]
Në Itali e gjithë vëmendja do të jetë të dueli mes Interit dhe Fiorentinës që startoon në orën 18:00. Zikaltrit vijnë me mungusa përballë skuadrës “vjollcë”, teks Simone Inzaghi pritet t’i besojë një fanelë titullari Kristian Asllanit.
[caption id="attachment_686811" align="alignnone" width="524"] Ndeshjet e sotme ne Serie A[/caption]
Në Spanja në orën 21:00 të gjithë sytë do të jenë te dueli që Barcelona luan në transfertën kundër Elches. Katalanasit duan një tjetër fitore që do të thellonte akoma më shumë deferencën me Realin.
[caption id="attachment_686812" align="alignnone" width="540"] Ndeshjet e sotme ne La Liga[/caption]