Partizani do të presë në “Arenën e Demave” skuadrën e Egnatias për të bërë mes tyre edhe llogaritë e javës së 22-të të Superiores. Ky takim ishte parashikuar të luhet në orën 17:00 ditën e shtunë, por klubi bën të ditur se kjo ndeshje do të startojë në orën 16:00 dhe demat do të synojnë të ngushtojnë diferencën me rrogozhinasit që vijnë si kryesues përballë tyre.
E luftuar do të jetë deri në sekondën e fundit, teksa “zgjon” edhe interesin e tifozëve për të parë nga afër një nga ndeshjet më spektakolare të këtij sezoni. Për këtë drejtuesit e kuq kanë vendosur të nxjerrin në shitje edhe biletat, si dhe bëjnë të ditur edhe çmimet e tyre.
"NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVEFK PARTIZANI - KF EGNATIA
E SHTUNË 3 SHKURT 16:00
"ARENA E DEMAVE"
Ju njoftojmë se për takimin ndaj Egnatias çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit "ARENA E DEMAVE" do të jenë:
Biletat në Tribunën: VIP do të kushtojnë 3 000 Lekë
Biletat në Tribunat Qëndrore: A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lekë
Biletat në Tribunën përballë:
E1, D3 , D2 , D1, C1, C2, do të kushtojnë 500 Lekë
Biletat në Tribunën përballë: C3 do të kushtojnë 300 Lekë
Biletat mund ti siguroni nga dita e enjte online ➡️ https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Si dhe pranë pikës së shitjes të stadiumit “Selman Stërmasi” çdo ditë 10:00 - 18:00.
Të shtunën ditën e ndeshjes biletat i gjeni edhe pranë ️ stadiumit "Arena e Demave", ka shkruar klubi.