
Ka ndryshuar masa e sigurisë për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar arrest shtëpie për kreun e FFK-së.
Dje u vendos masa e sigurisë me një ndalim prej 48 orësh, ndërsa sot është ndryshuar. Përmes një njoftimi të bërë për mediet thuhej:
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj A.A., ne Gjykatën kompetente”, ka thënë Prokuroria.
Kujtojmë që dje Agim Ademi ishte intervistuar dje nga Policia e Kosovës, ndërsa pas intervistimit ndaj tij Prokuroria e Shtetit kishte vendosur urdhërin për mbajtje prej 48 orëve.
Ademi ishte dërguar në QKUK për shkak se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte shumë e mirë dhe sipas Drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, Ademi do të qëndrojë edhe sot në klinikë.
Ademi ishte arrestuar dje nga Policia e Kosovës pas intervistimit. Ai dyshohet për kryerjen e dy veprave penale, “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.