
Bardheblutë ende nuk kanë bërë asnjë përforcim në merkaton e janarit por në pjesën e dytë të sezonit, skuadra pritet të ketë një fytyrë tjetër në fushë. Gjatë fazës përgatitore trajneri Mirel Jos aka provuar një modul ndryshe për rreshtimin e skuadrës dhe për pasojë Tirana do të ketë një tjetër formacion. Dëmtimim i kapitenit Karabeci ka prishur llogaritë e teknikut megjithatë ganezi Akua është gati për ta zëvendësuar. Nëse do të ketë ndonjë përforcim deri në fundin e muajit, atëherë ndryshimet do të jenë më të shumta.
Josa ka menduar të vendosë skuadrën në fushë me formacionin 3-4-3. Pikëpyetja e vetme për momentin është se cili do të luaj në sulm pasi Cise dhe Ede nuk kanë bindur.
Formacioni i mundshëm i Tiranës 3-4-3
Lika
Teqja Muça Domgjoni
Taku Daja Akua Hoxhallari
Meveil Cisse Moise