
Andre Barzagli u largua këtë sezon nga futbolli i luajtur. Mbrojtësi italian vari ''këpucët në gozhdë'' sezonin e kaluar dhe tashmë është gati për një aventurë të re.
Barzagli mbylli kursin si trajneri në Coverciano dhe tani është gati të bashkohet sërish me Juventusin, por këtë herë në stafin teknik. Sarri e kërkoi lojtarin që në fillim të sezonit, por lojtari në fillim refuzoi për shkak se duhet të kryente njëherë kursin e trajningut dhe më pas të niste nga puna. Siç raporton "Tuttosport", zyrtarizimi është çështje kohe pasi akordi është arritur.
Poll