
Duke qenë se janë shumë pranë futbollit, sigurisht që shumë prej arbitrave kanë edhe ekipe të preferuara. Zakonisht preferencat nuk bëhen të ditur në publik por gjyqtari elitar i Premier League, Michael Oliver nuk ka ngurruar të zbulojë dashurinë e tij.
"Unë kurrë nuk i gjykoj ndeshjet e Newcastle. Ne si arbitra duhet të deklarojmë nëse kemi besnikëri ndaj ndonjë klubi ose nëse një anëtar i familjes tonë punon në ndonjë klub. Nuk mund të referojmë asnjë ndeshje që përfshin atë ekip dhe unë nuk mund të bëj as me Sunderland, për arsye të dukshme."
"Për shkak se Newcastle janë të përfshirë në një betejë në kampionat, kur të arrijmë në mars ose prill, kjo do të thotë që nuk mund të gjykoj asnjë ekip rreth tyre apo që kanë pikë të afërta me ta.”-u shpreh Oliver pak kohë më parë.
Pikërisht sot, në orën 13:30, Michale Oliver do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen Manchester United – Everton me “Djajtë” që janë rival direkt i Newcastle për një vend në zonën Champions.