Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Video/ Levandoski nderon Bajernin, mesfushori kuqezi e ndjek ndeshjen nga stoli

Shkruar nga NEWSPORT
Video/ Levandoski nderon Bajernin, mesfushori kuqezi e ndjek ndeshjen nga stoli

Një ndeshje e lehtë vetëm në letër do të ishtë ndeshja e djeshme e Bajernit të Mynihut kundrejt Freiburgut.

Vendasit e zhbllokojnë ndeshjen që në minutën e 4' duke shënuar gol me anë të Janik Haberer dhe më pas skuadra ishte thuajse inekzistente në fushën e lojë.

Me një Bajern që e kërkon golin, miqtë arrijnë të shënojnë me anë të Levandoskit golin e barazimit në minutën e 35'. Një pjesë e parë e cila u mbyll në barazim, rezultat i cili qëndron i pandryshuar deri në minutën 90+1'.

Atëherë kur të gjithë mendonin se ndeshja ishte tashmë e mbyllur, është sërish Levandoski që shënon golin e dytë duke i dhënë kështu fitoren skuadrës së tij. Ndërkohë, fitorja e shkëput Bajernin kryesues gjashtë pikë ndaj Red Bull Lepzigut kurse Freiburgu mbetet i teti, në pritje të ndeshjeve të tjera.

Vlen për tu përmëndur dhe mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi, i cili ishte i grumbulluar nga trajneri i Fraiburgut Kristian Straih, por e ndoqi ndeshjen nga stoli.

https://www.youtube.com/watch?v=lZqewrTzxFs

Tags:

BOTA VIDEO

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga