
Kampionati anglez filloi vetëm ditën e premte me ndeshjen Manchester United-Lecester City të fituar nga "Djajtë e kuq" me rezultatin 2-1. Por Premier League ka rezervuar një përballje gjigantësh që në javën e parë të saj.
Bëhet fjalë pikërisht për sfidën e sotme mes Arsenal dhe Manchester City që do të nis në orën 17:00 në "Emirates Stadium". Ky do të jetë debutimi zyrtar i "topçinjve" pa Arsene Venger në stol, me trajnerin e ri Unai Emeri që do kërkojë të fitojë respektin e të gjithëve që në fillim. Ndërkohë "citizens" vijnë pas triumfit në Community Shield përballë Chelsea pak ditë më parë, me kampionët që këtë sezon do kërkojnë rikonfirmimin.
Në fushë që nga minuta e parë për vendasit pritet të jenë dhe dy lojtarët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.