
Mirdita ka arritur të kalojë në finalen e Kupës së Shqipërisë pasi ka mposhtur në volejboll për femra ekipin e Partizanit. Një ndeshje që është luajtur në qytetin e Korçës, ka prodhuar emocione të shumta në të dy ekipet.
Në setin e parë, të kuqtë triumfojnë me rezultatin 20-25, ndërsa në setin pasardhës barazojnë mirditoret duke fituar 25-17. Ekipi kryeqytetas nuk dorëzohet dhe kalon sërish në avantazh. Ndërsa dy setet pasardhëse flasin për Mirditën që hedh një hap të rëndësishëm për të arritur objektivin final: Fitimin e Kupës.
"Mirdita është skuadra e parë finaliste e Kupës së Federatës në volejboll për femra, pas fitores 3-2 ndaj Partizanit në gjysmëfinale, takim i luajtur ne qytetin e Korçes.
Një ndeshje me shumë emocione dhe rivalitet, dy ekipe që dhuruan spektakël në parket.
Mirdita - Partizani, 3-2 (20-25, 25-17, 15-25, 25-21, 15-11)", shkruhet në faqen zyrtare të Federatës së Volejbollit.