Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Ndeshja përballë Luksenburgut, zbulohet lista e Kombëtares së meshkujve në basketboll

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja e meshkujve në basketbolll do të luajë nesër sfidën e radhës kualifikuese për EUROBASKET 2025. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Federata Shqipëtare e Basketbollit ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajnerin Afrim Bilali.

Kjo ndeshje do të jetë e para e Kombëares pa kaitenin Gerti Shima që tani është Sekretar i KOKSH. Sfida do të luhet nesër në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” dhe do të transmetohet live në RTSH.

Postimi i Federatës së Basketbollit.

Neser ne oren 18:00 ekipi kombetar meshkuj  do te zhvilloje ndeshjen e pare te vlefshme per Eurobasket2025 për kualifikuese kunder ekipit kombetar te Luxembourg

Ndeshja do te zhvillohet ne pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” dhe do te transmetohet Live ne Rtshsport

Tashme ekipi yne eshte i plote dhe po zhvillon pregatitjet e fundit ne prag te ndeshjes se neserme.

Nen drejtimin e Tr. Afrim Bilali eshte nje grup i perbere nga lojtare qe aktivizohen ne kampionatin kombetar Shqiptar dhe ne kampionatet e Kosoves, Italise dhe Serbise.

Kjo do te jete dhe ndeshja e pare pa kapitenin Gerti Shima, i cili tashme eshte larg parketit por shume prane sportit!

Meshkujt startuan perfaqesimin e Shqiperise ne basketboll per kete vit 2021, ne muajin shkurt me ndeshjet e fundit per para-kualifikuese te kompeticionit FIBA ËORLD CUP 2023, u pasua nga 6-te ekipe kombetare te moshave djem dhe vajza (U20/18/16) dhe vazhdoi me perfaqesimin e ekipit kombetar te femrave me 11 dhe 14 nentor 2021.

Ekipi kombetar meshkuj me kete ndeshje permbyll nje vit perfaqesimi rekord te Shqiperise ne basketball.

8 Ekipe Kombetare!

Jam i bindur qe djemte do te zhvillojne nje ndeshje me rivalitet dhe shpresojme qe te permbyllim perfaqesimin e Shqiperise per kete vit, ME FITORE!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga